Dhuna në shkolla nuk është prezent vetëm në Shqipëri. Akoma më keq ndodh në Kosovë. Në komunën e Malishevës raportohet një rast i paprecedent nga prindi i fëmijës.
Në shkollën “Labinot Krasniqi”, fshati Mirushë, komuna Malishevë një mesuese i ka shkaktuar plagë në fyt një nxënësi me mjet prerës.
Sipas portalit Malisheva.net, fotot janë postuar nga prindi i nxënësit, i cili ka kërkuar të merren masa ndaj mësueses dhunuese. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, policia pritet të nisë hetimet ndaj këtij rasti flagrant të dhunës ndaj nxënësve në shkolla.