Tek mbikalimi i Shkozetit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku qeni Pitbull ka sulmuar dhe kafshuar brutalisht një nga kecat që fshatarët kishin dalë për t’i shitur. Qeni është shkëputur nga dora e të zotit dhe ka kapur njërin prej kecave që ndodhej aty.
Dy vajzave në rrugë u vjen keq për kecin dhe afrohen për të ndihmuar, por një djalë u kthehet ashpër: “Ikni andej moj se është Pitbull”.
Në video dëgjohet qartë kur vajzave u thuhet që të largohen, pas këtyre fjalëve ato ikin, por qeni vazhdon punën e tij.
”Nderkohe Pitbulli ne aksion tek mbikalimi Shkozetit. Prane mbikalimit te Shkozetit ne Durres ishin disa fshatare duke shitur keca dhe nje qen pitbull ju shkeput nga dora te zotit dhe e mbyti kecin e shkrete”, thotë një nga personat që ishte në vendngjarje.
E keqja e gjithë kësaj është se në rrugën ndodheshin edhe persona të tjerë, çfarë do ndodhte nëse në vend të kecit mund të ishte një fëmijë apo një person tjetër, pak rendësi ka? Pamje të rënda, ndaj të cilave duhet të merren masa, pasi nuk është një shaka, por po luhet me jetën e njeriut.