Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetërsuan pronësinë e 13 mijë metra katrorë tokë, arrestohet drejtori i Hipotekës dhe sekretari i komunës

2017/07/25 at 10:43 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet 24-vjeçari nga Lezha për moskallëzim krimi

Ish-drejtuesi i Hipotekës së Krujës si edhe ish-sekretari i Komunës Thumanë janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg, pasi dyshohet se i kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme një shtetasi, një tokë me sipërfaqe 13.300 m2.
Kjo tokë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, i është shitur më pas një kompanie private. Prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e tokës, pas lejes së marrë nga gjykata.
Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata, është bërë i mundur arrestimi nga ana e Policisë i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i Komunës Thumanë. Pas arrestimit të Shanit, gjykata ka caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”, bazuar në përcaktimet ligjore për zbutjen e masës së sigurimit që ishte dhënë më parë.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se:
Shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 01.02.1987 deri më 15.07.1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë+F.Krujë pranë sektorit Derven.
Në kallëzim e tij ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19.07.1991. Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven, dhe në këtë mënyrë është pajisur me Aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në bashkinë e Thomanës. Asllan S.Loci është emri I tij pasi më parë është njohur me emrin Islam.
Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë, ka rregjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e rregjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.Lidhur me pasurinë që kallëzuesi pretendon se është e tij disponon aktin e marjes së tokës në pronësi ( në fotokopje)si edhe një kopje të librit të ngastrave.Pra toka është përfituar si punonjës i ish ndërmarrjes bujqësore Derven dhe është furnizuar për shtatë frymë pasi kjo ka qenë përmbërja familjare e kohës referuar edhe certifikatës familjare.
Nga aktet rezulton se kallëzuesi nuk ka qenë kurrë banor i komunës Thumanë por ka qenë punëtor në Ndërmarrjen bujqësore Derven.
Krahas këtij fakti kallëzuesi është vënë në dijeni se një shtetas i quajtur Asllan Laci, duke përfituar nga ngjajshmëria e mbiemrave, duke përdorur dokumenta të falsifikuara, si edhe me një vërtetim i marë nga ana e Komunës Thumanë lëshuar nga sekretari i komunës Thumanë , shtetasi Muharrem Rroli, ka rregjistruar pronën pranë ZVRPP Krujë në emër të tij.
Nga aktet e administruara në fashikullin penal rezulton se shtetasi Asllan Loci është banor i fshatit Borizanë dhe është i martuar me shtetasen Bukurije Laci e cila ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven Kruje, me qendër punë NB Thumanë Pemëtore.
Referuar akteve të marrjes në pronësi AMTP nr.208 rezulton se në mars të vitit 1999 , për fshatin Derven, të rrethit të Krujës familjes së Asllan S.Loci, I jepet 13 300 m2 tokë, ku për komisionin e tokës në fshat ka firmosur shtetasi Pëllumb Rroshi dhe Islam Tonuzi.
Ndërsa shtetasi Asllan Xhumali Laci është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.502 për fshatin Borizanë, data 29.02.2001 me 8200 m2 tokë ku për komisionin e tokës në fshat ka firmosur shtetasi Pëllumb Rroshi dhe Islam Tonuzi.
Rezulton se nga kartela e pasurisë së paluajtshme vol.5, fq.150 ZK.1475, nr.pasurie 250/30 për pasurinë në rrethin e Krujës, Derven më datë 17.04.1999 është rregjistruar në emër të shtetasit Asllan S Loçi, me adresë Krujë –Derven, ndërkohë që kjo pasuri mbi bazën e një vendimi për “korrigjimin e emrit të datës 27.04.2011 të marë nga kryerresgjistruesi Fatmir Shani shprehet se “korrigjohet emri sipas dokumentit të sjellë nga komuna Thumane”. Për këtë ka shërbyer vertetimi bashkangjitur i cili është ai vertetim lëshuar nga Komuna Thumane me nr. Extra prot, date 15.04.2011 e cila verteton se AMTP Nr.208 date Mars 1999 i perket Asllan Xhumali Laçi dhe jo Asllan S Laci i cili eshte shenuar gabim, i cili pas aktit të ekspertimit grafik rezulton se është nënshkruar nga ana e shtetasit Muharem Roli.
Për sa u parashtrua më sipër rezulton se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Rroli ka rregjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky rregjistrim është bërë në zyrën vendore te rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e rregjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.




Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Edhe Kendall nuk i shpëton dot tundimit, poston foton nudo si motrat e saj dhe thyen rrjetin

Edhe Kendall nuk i shpëton dot tundimit, poston foton nudo si motrat e saj dhe thyen rrjetin

Fotot që zbulojnë lidhjen e Franceska Jaçes me djalin e biznesmenit të njohur

Fotot që zbulojnë lidhjen e Franceska Jaçes me djalin e biznesmenit të njohur

Sulmoi policët me thikë, duke thërritur “Allahu Akbar”

Sulmoi policët me thikë, duke thërritur “Allahu Akbar”
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com