Një makinë u dogj gjatë natës në Vlorë, duke shënuar rastin e tretë të zjarrvënies së qëllimshme brenda një jave. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Nr.1.”, pranë një servisi.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti karotrec në pronësi të shtetasit A.M., 34 vjeç, banues në Gjashtë, ka qënë i parkuar përpara servisit të tij, dhe si pasojë e flakëve të zjarrit ka marrë dëmtime në rrotën e parë të kahut të majtë të mjetit.
Dyshohet se zjarrëvenia ka qënë e qëllimshme, pasi nga kqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
*Foto ilustruese
Rastet e ngjashme: Djegiet e makinave ne Vlore