Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër skandal me tenderat e rrugëve?Gjoka Construction padit Sonila Qaton

2019/09/16 at 9:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër skandal me tenderat e rrugëve?Gjoka Construction padit Sonila Qaton

Kompania ‘Gjoka Konstruksion sh.a’ ka akuzuar drejtoreshën e ARrSh, Sonila Qato, se ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Nëpërmjet një reagimi ata kanë njoftuar se do të ngrenë padi ditën e nesërme ndaj drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në reagimin e saj kompania shkruan se gjatë paraqitjes së ofertës për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë, Loti 7, ishin pjesëmarrës 6 operatorë ndër të cilët 5 ishin në formën e nja bashkimi dhe 1 si ofrues i vetëm.

“Gjatë hapjes së ofertave, oferta jonë ishte në vend të parë me diferencë të dukshme me secilin nga operatorët e tjerë të lexuar nga KVO. Kemi kërkuar përgjatë 2 ditësh paisjen me procesverbalin e hapjes së ofertave, por në shkelje flagrante të ligjit nuk na u mundësua asnjëherë nga ARrSh”

Gjoka Konstruksion hedh dyshime se kompania fituese e këtij tenderi është favorizuar.

“I vetmi i kualifikuar ishte “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj me diferencë prej 509,729,253.75 leke me ofertën tonë që ishte oferta më e ulët. Për koiçidencë “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj sipas QKB rezulton se datën e regjistrimit te degës se saj ne Shqiperi e ka me date 09.05.2019 cfare na ben te dyshojme se shtyrjet e fatit te tenderit kane qene pikërisht per t’i dhene kohe kesaj kompanie per te plotesuar kriteretdhe ne objekt të veprimtarise se saj sipas QKB eshte “Aktivitet ne fushen e ndertimit”. Pas verifikimit të Statutit të kesaj shoqerie kemi konstatuar se nuk eshte e licensuar ne projektim ndaj kemi patur pikëpyetjet tona se si do ta siguronte projektimin e ketij objekti, dhe si e kish garantuar ARrSh se plotësonte kriteret e kualifikimit për projektimin, kur nga sistemi rezultonte te ishte operator i vetem ne kete garë”

Kompania shkruan gjithashtu se pasi kanë ankimuar vendimin e ARrSh në Komisionin e Prokurimit Publik, ky i fundit ka vendosur që ata të kualifikohen për tenderin e rrugës. Vendimi i KPP është i paankimueshëm dhe i detyrueshëm për tu zbatuar. Por siç shkruhet në reagimin e tyre “vetëm 2 ditë para skadimit të afatit për zbatimin e Vendimit të KPP, Drejtori i ARrSh nxjerr Urdhër për verifikim të zbatimit të punimeve të kontratës të dorëzuar si punë e ngjashme në këtë procedurë nga “Gjoka Konstruksion” sh.a.”.

Nga inspektimi i punimeve të “Gjoka Konstruksion” në Rrugën e Arbrit, ARrSh vendosi se kompania ka paraqitur të dhëna të rreme e të pasakta. Këto inspektime janë konsideruar si joprofesionale nga kompania dhe me qëllim penalizimin e tyre dhe kualifikimin e “Ircop” spa.

“Gjoka Konstruksion sha, i cili paraqet të dhëna të rreme e të pasakta është i pavërtetë, i njëanshëm, i mbajtur nga njërëz besnik të zj Qato, të cilët me devotshmëri dhe pa profesionalizëm i kanë shërbyer drejtorit të ARrSh duke hedhur baltë mbi ne si shoqëri për qëllimin e vetëm, kualifikimin e një ofertuesi të regjistruar 1 muaj përpara shpalljes së tenderit me ofertë mbi 500 milion lekë më të lartë. Nga neser padia e pare per drejtoren e arrsh do te jete fillimisht ne gjykate per prishje te imazhit te kompanise me informacione te nxjerra ne media te cilat jane te paverteta” thuhet ndër të tjera në njoftimin e kompanisë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

8 Janar, 2026 1:00 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Para
Prerjet e reja të kartëmonedhave, Sejko: Të parat dalin më 30 Shtator

Prerjet e reja të kartëmonedhave, Sejko: Të parat dalin më 30 Shtator

“Do iki çdo drejtor”, Rama: Dokumentet e PD për Pjetrin u morën me ryshfet

Shqipëria në humnerën e megallomanisë së Ramës

Deputetja socialiste: Do të ketë një tavolinë ku do të ulen PS dhe PD

Deputetja socialiste: Do të ketë një tavolinë ku do të ulen PS dhe PD

TE FUNDIT

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
8 Janar, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë që të shpallë gjendjen...

Lexo më shumë

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
8 Janar, 2026

“Populli i Groenlandës nuk dëshiron të bëhet amerikan,” i thotë BBC-së Mia Chemnitz. “Ne nuk jemi në shitje.” Biznesmenia 32-vjeçare...

Lexo më shumë

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
8 Janar, 2026

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
8 Janar, 2026

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com