Të paktën 18 gra kanë mbetur të vdekura nga sulmi i militantëve të grupit ekstremist Boko Haram, gjatë një ceremonie mortore, në në një fshat në veri-lindje të Nigerisë.
Militantët e grupit Boko Haram kanë hyrë në fshatin Kuda pranë qytetit Madagali në shtetin Adamawa, duke u vënë zjarr shtëpive dhe duke qëlluar me armë zjarri në të gjitha drejtimet, kanë deklaruar zyrtarë dhe dëshmitarë të ndryshëm, raporton syri.net.
Othman Abubakar, një zëdhënës i policisë, tha këtë të premte se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ndërkohë, një dëshmitar tha për Associated Press se të paktën 10 persona janë plagosur.