Një tjetër makinë u dogj pak pas mesnate në Vlorë. Djegia e makinave është bërë fenomen i zakonshëm në këtë qytet, ku thuajse cdo ditë raportohen raste të tilla.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet.
Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.
Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.