Bayerni po kalon njërën nga momentet më të këqija në vitet e fundit.
Skuadra bavareze ka marrë edhe humbjen e dyte radhazi, kundër Dortmundit në ligë dhe kundër Rostovit në Champions.
Ndeshja kundër Bayer Leverkusenit në fundjavë do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit, Carlo Ancelotti.
Italiani është kritikuar për modulin e ndeshjes, paaftësinë e zëvendësimeve si dhe raportet jo të mira në dhomën e zhveshjes.