Një tjetër hetim është hapur ndaj Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Rrroshi.
Këtë herë bëhet fjalë për tenderin 3 milionë euro për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës.
Prokuroria ka nisur hetimet për ligjshmërinë e këtij tenderi, pasi fituesi i tij është bërë publik vetëm 2 ditë para se Elvis Rroshi të lirohej nga qelia dhe të rrinte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Rroshi akuzohej për falsifikimin e dokumenteve për dekriminalizimin.
Prokuroria ka kërkuar të njihet me gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.