Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër dorëheqje nga radhët e Vetëvendosjes

2018/01/08 at 5:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Tjetër dorëheqje nga radhët e Vetëvendosjes

Deputeti Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje ka përmendur shqetësimet e tij të kahershme për subjektin të cilit i përket.


“Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra le ta mbajnë pushtetin ata që e duan”,-ka shkruar Topalli në letrën që e ka siguruar Indeksonline.

Kjo është letra e Topallit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje

Pas dorëheqjes së  Dardan Molliqajt, Sekretar Organizativ,  anëtarëve të Kryesisë Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Dardan Sejdiu, Aida Dërgutit, Zgjim Hysenit dhe disa deputetëve dhe Kryetarit të deritashëm të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të mos e pranoj se jam i shqetësuar për zhvillimet në  Lëvizje.

Para më shumë se një viti e gjysmë u takuam në Shëngjin  për të diskutuar për  dy dit me radhë për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe pata shumë shpresë se do të fillonte një dialog i brendshëm, por ky takim doli gati krejtësisht i pafrytshëm.  Ajo që ndodhi më pas ishte vazhdimi i të njëjtës praktikë.

Gjatë zgjedhjeve nacionale kam kuptuar se më kishin etiketuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt edhe pse unë i takoja Lëvizjes dhe asnjë grupi. Kjo u bë edhe më transparente gjatë zgjedhjeve lokale të cilat i humbëm në Ferizaj mes tjerash edhe për shkak të  kësaj qasje.

Kur ne dhjetor të vitit të kaluar dola në mbrojtje të të Aida Dërgutit dhe kundër linçimit të sajë publik, për shkak që dikush brenda nesh ishte i interesuar që mospajtimet e brendshme t’i bënte publike duke shfrytëzuar një gabim të sajë,  kërkova që çështjet e brendshme të diskutoheshin brenda Lëvizjes dhe u distancova nga ata që përdorën gjuhen e sharjeve dhe të etiketimeve. Kjo bëri që fushata e sulmeve ndaj meje të rritej në atë masë çfarë nuk kisha pasur mundësi ta paramendoja.

Gjatë rrugëtimit tim në Lëvizjen vetëvendosje, jam pajtuar me shumicën e politikave në Lëvizje ashtu siç kam shprehur edhe shqetësimet e mia për gjërat për të cilat nuk jam pajtuar. Disa prej shqetësimeve i kam paraqitur në Këshillin e Përgjithshëm si punën e simboleve të Republikës së Kosovës për të cilat kam kërkuar të respektohen derisa ta kemi shumicën parlamentare për ti ndryshuar zyrtarisht ato. Jam shprehur gjithashtu pro koalicioneve të cilat në raste të veçanta kanë qenë, për mendimin tim, të domosdoshme, edhe pse ne nuk janë bërë.

Gjatë rrugëtimit tim politik prej vitit 1978 kam vepruar në subjekte të ndryshme politike. Mjerisht në asnjë subjekt politik nuk kam pasur më pak ndikim se sa brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot, me që punët e shtëpisë po diskutohen në publik, për çka unë kam qen kundër dhe jam deklaruar publikisht, nuk mund të mos e pranoj që ashtu si edhe shumë kolegë e kolege të tjera kam disa qëndrime që dallojnë nga ato që janë mbajtur në praktikë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Personalisht kam bindje prej socialdemokrati. Kjo është edhe arsyeja pse jam anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje. Mjerisht në strukturën e Lëvizjes Vetëvendosje gjejmë gjithçka, prej fetareve e besimtareve politik e deri tek të djathtit ekstrem dhe ultranacionalistët. Të tillët as nuk më përfaqësojnë e as i përfaqësoj unë, madje nuk kam asgjë të përbashkët me ta. Si rezultat i kësaj përzierje kemi një disproporcion mes programit politik dhe përfaqësimit ideologjik në struktura të Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i kthehet shtresës së cilës përfaqëson me koncept politik. Angazhimi për atdheun është edhe çështje e socialdemokracisë, por nacionalizmi ekstrem nuk i zgjidh problemet e vendit.

Jam për dialog të hapur, demokratik të mirëfilltë dhe krijim të kushteve për një dialog konstruktiv dhe të sinqertë i cili dy vitet e fundit mungoi. Çdo shprehje e dallimeve u konsiderua anti Lëvizje. Rasti më i freskët është linçimi publike ndaj të gjithë atyre që shprehën pakënaqësitë e tyre publikisht dhe u deklaruan për reforma në Lëvizje. Të gjithë ata që deri tani shfaqën pakënaqësi u larguan apo u përjashtuan nga Lëvizja Vetëvendosje ose u etiketuan si njerëz të shërbimeve të ndryshme prej SHIK-ut e deri tek bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb. Nëse ka demokraci, nëse ka gatishmëri për dialog dhe reforma pse është kaq i dhimbshëm mendimi ndryshe dhe pse nuk durohet fare si i tillë?

Shteti i Kosovës ka simbolet e tij. Ato iu imponuan padrejtësisht .  Edhe pse ne i përdorim letërnjoftimet, lejet e makinave, pasaportat e dokumente të tjera me këto shenja,  politikisht nuk i njohim. Jam i mendimit se duhet ti respektojmë derisa të krijojmë shumicën parlamentare për t’i ndryshuar.

Me gjuhën tonë politike dhe shikimin jo rrallë bardh e zit të gjërave kontribuuam për një klimë politike e cila nuk la vend për dialog dhe konsensus shoqëror. Nuk ka zhvillim ekonomik, politik dhe ecja përpara pa konsensus. Nuk janë të gjithë ata që nuk pajtohen me ne armiq për jetë a vdekje, por kundërshtar ton politik, disa më të mëdhenjtë dhe të tjerët më të vegjël. Ata me të cilët duhet të merret prokuroria dhe gjykatat le të merën ato. Ne nuk jemi as prokuror e as gjykatës.

Sot demokracia ka përcaktuar rregullat e sajë. Jam për respektimin e këtyre rregullave si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kundër përdorimit të metodave jokonvencianale në kushte paqeje si mjete të politikës.

Jam për më pak parolla, deklarime parimore dhe shumë më shumë për veprime konkrete në drejtim të bashkimit të shqiptarëve në ekonomi, politik, kulturë. Është më lehtë ecja dhe implementimi i qëllimeve hap pas hapi se sa politikat e quajtura parimore, e që nuk qojnë në asnjë rezultat konkrete. Ne kemi mundësi të bëjmë më shumë me Shqipërinë, më shumë me shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevë dhe Malit të Zi, më shumë me mërgatën dhe për mërgatën kudo në botë.

Këto janë disa nga preokupimet e mia.

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kur bëra prononcimin për linçimin e Aida Dergutit, than që e kam për pushtet. Unë po jap një shembull të kundërt. Nuk e kam për pushtet. Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra le ta mbajnë pushtetin ata që e duan. Si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i përgjigjem Këshillit të Përgjithshëm sa herë që të ketë dëshirë për të raportuar për punën time si deputet.

Në kushtet e krijuara konsideroj që nuk ka vend për diskutime përmbajtjesore, as për reforma.  Ata që dhanë dorëheqje u cilësuan si puqist. Puqi i vërtet ndodhi ndaj Visar Imerit dhe atyre që po konsiderohen si puqist. Mund të më quani edhe mua sit të tillë po deshët edhe pse edhe mua mu bë puq si gjatë zgjedhjeve nacionale ashtu edhe gjatë zgjedhjeve lokale. Kjo nuk më dhemb fare dhe le të mbetet çështje e ndërgjegjes së atyre që vepruan kundër meje, pra kundër Lëvizjes.

Unë mbetem edhe më tutje anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse Lëvizja Vetëvendosje ka forcën e brendshme të ndryshimit ajo do të mund të ec përpara dhe unë do të jem mbështetës i sajë. Nëse nuk ka kompromis, e kjo kështu duket të jet momentalisht, është më mirë të ndahemi dhe të bashkohemi në pikat që na bashkojnë se sa të merremi pafundësisht me njëri tjetrin. Nëse vjen deri tek ndarja, çfarë nuk do ta dëshiroja, mund të bashkëpunojmë me njeri tjetrit. Besoj se qëndrojmë shumë më afër se sa me ata që deshëm t’i bëjmë partner koalicionesh.

 

Etiketa: radhet e vetvendosjestjeter doreheqje


Ju sugjerojmë

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Para
Video/ Dalin pamjet nga fejesa e Taulant Xhakës, në valle me partneren

Video/ Dalin pamjet nga fejesa e Taulant Xhakës, në valle me partneren

Shqiptari vret bashkëshorten dhe një grua tjetër

Shqiptari vret bashkëshorten dhe një grua tjetër

Ruani çdo faturë tatimore/ Nga 1 Prilli, tatimet në terren për futjen e TVSH

Ruani çdo faturë tatimore/ Nga 1 Prilli, tatimet në terren për futjen e TVSH
















TE FUNDIT

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
11 Nëntor, 2025

Mësohen detaje nga debatet brenda mbledhjes së krerëve të degëve të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari Sali Berisha. Mësohet...

Lexo më shumë

Zbulohet një specie e re blete në Australi

Zbulohet një specie e re blete në Australi
11 Nëntor, 2025

Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
11 Nëntor, 2025

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme Shqipëri - Angli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com