Drejtuesi i një motori, ka humbur jetën pasi është përplasur me barrierat anësore të aksit rrugorë Korçë-Pogradec.
Mësohet se viktima është 60-vjeçari S.Shkëmbi, i cili në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe 2 aksidente të tjera në këtë aks./Opinion.al