Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një drejtuesi motoçiklete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Sipas policisë, rreth orës 21:30, në Maminas, një “Benz” është përplasur me një motoçikletë me drejtues 25-vjeçarin E.Xh., banues në Karec.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa pasagjeri 23-vjecari Xh. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip Benz është shoqëruar në polici dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Më herët këtë të enjte, në Shën Vlash të Durrësit një 55-vjeçar që udhëtonte po me motor u përplas për vdekje nga një automjet.
/tvklan.al