Një i huaj është gjetur i shtrirë përtokë pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kika” dhe sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si shtetas i huaj Suedez, J. Backlund, 40 vjeç.
Nuk ka ende një version të qartë për ngjarjen, por policia dyshon se ai mund te jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.