Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është prerë në kokë.
Për shkak se plaga ishte e rëndë, shtetasi A. M., ka humbur jetën menjëherë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.