Sot rreth ores 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhdin e banesës së shtetasit G. Sh., 37 vjeç, banues më Itali, është degjuar një zhurmë e ngjashme me atë të shpërthimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë të Komisariatit nr 6, ekspertët xhenier dhe grupi hetimor, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se:
Në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjetit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.
Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.