Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit.
Po ashtu, në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë drejt kufirit me Malin e Zi si dhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.
Të arrestuarit janë Erzen Prendi, 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, Beqir Hasani, 34 vjeç, banues në Shkup dhe Anisa Ramaj, 31 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.