Dy persona të armatosur janë arrestuar nga policia në zonën e Selitës në Tiranë. Bëhet me dije se janë vënë në pranga Redi Hoxha, 36 vjeç dhe Alban Begeja 42 vjeç.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ne një automjet udhëtonin disa persona të armatosur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me efektivët e Komisariatin të Policisë Nr. 2 në Tiranë organizuan policor të koduar “Selita”.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.