Stuhia e fortë që ndodhi pak më parë në Tiranë, nuk ka kaluar pa shkaktuar dëme, fatmirësisht jo njerëzore. Tek “Shkolla e Bashkuar” në afërsi të Kinostudios, një pemë është këputur dhe ka zënë poshtë një makinë e cila ka qenë duke ecur në rrugë. Ky aksident ka bllokuar të gjithë trafikun në këtë zonë.