Gjatë ditës së djeshme efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin Elton Premçe për një sërë vjedhjes në vendin tonë, por që rezulton se ai është i dënuar më parë edhe në Francë për vjedhje.
38-vjeçari u arrestua nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Skifteri”,
Ku ishte duke vjedhur kasetofonin e një makine.
Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky person dyshohet të jetë autor i mundshëm;
Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.
Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases A. S.
Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.
Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.
Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.,
Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q.