Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit, ditën e sotme vendi është i gjithë në izolim deri të hënën. Siç duket nga fotot e bëra në Tiranë, rrugët e kryqytetit janë bosh, pa kalimtarë dhe makina.
Tashmë prej disa ditësh Tirana dhe qytetet e tjera po respektojnë fashat e orareve të vendosura nga autoritetet, ndërsa dalja e tyre është e kufizuar. Deri më tani në vendin 10 pacientë kanë ndërruar jetëmnga koronavirusi. / Opinion.al