Bionde, elegante me veshjen e policit të qarkullimit rrugor, duke i fryrë me gjithë fuqinë që ka bilbilit.
Duart e krahët i drejton karshi drejtuesve të makinave që orientohen nga lëvizjet e saj. Emrin ia mësojmë shpejt.
Quhet Ermela 25 vjec dhe bie në sy për shkathtësinë që dëshmon teksa kontrollon trafikun rrugor. Zona në kryqëzimet e Bulevardit Dëshmorët e Kombit ku ajo qëndron është tërësisht nën kontroll.
Duket se vapa përvëluese nuk përbën problem për të. Lëvizjet e shkathëta të vajzës janë të qarta. Drejtuesit e makinave e ndjekin korrekt. Ermela me paraqitjen e saj simpatike, nuk mund të mos bjerë në sy.
Madje mund të konkurronte pa frikë në një konkurs ndërkombëtar për policet rrugore. Për profesionalizëm sigurisht, sepse konkurset e bukurisë nuk janë lakmia e polices së gjeneratës së re. Madje duket dhe tepër e rreptë! (Marrë nga BalkanWeb)