Një efektiv i Policisë së Tiranës ka plagosur kolegun e tij të enjten, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë,
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, kur punonjësi i Policisë, Inspektor Konstandin Çipi gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë Çipi është pezulluar nga detyra.
Pas plagosjes së kolegut Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.
Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë Konstandin Çipi, për plagosje nga pakujdesia.