Një fuoristradë tip Volkswagen Tuareg ka përplasur tre makina gjatë një ndjekje nga policia në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë duke përplasur tre automjete të tjera.
Pas ndjekjes nga policia, uniformat blu u detyruan të qëllojnë me armë zjarri në ajër.
Policia mundi të ndalonte fuoristradën dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjet një armë zjarri.
Emri i të ndaluarit nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale.