Një aksident tragjik me motor i ka marrë jetën një 25-vjeçari nga Tirana.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës, në afërsi të një kompleksi vilash.
Viktima I.B ka qenë duke drejtuar motorin tip “Kawasaki” dhe është përplasur me një shtyllë.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe megjithë ndërhyrjen e mjekëve në S.Q.U. 25-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve duke ndërruar jetë.