Një autobus i linjës së Institutit është përfshirë nga zjarri në Tiranë, teksa ishte në lëvizje.
Policia bën me dije se autobusi me drejtues shtetasin S. A. është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.
Qytetarët që ndodheshin brenda tij, nuk kanë pësuar lëndime. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.