Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Mënik të Tiranës.
Sipas informacioneve, zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.