Parandalohet në Tiranë një ngjarje e rëndë kriminale. Në operacionin e koduar “Selvia” është vënë në pranga 22-vjeçari L. M.
Për shkak të konflikteve të mbartura ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Dibrës”. Pas përplasjes së mjeteve i riu ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.
Mbi 22-vjeçarin tani rëndojnë veprat penale “Kanosje”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone”. / Opinion.al