Një edukatore e një kopshti në Tiranë është marrë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.
Sipas njoftimit të policisë, 55-vjeçarja është denoncuar në polici nga nëna e fëmijës.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”.