Një shtetas nga Kosova është shpallur në kërkim pasi në subjektin që ishte administrator në Tiranë, këmbente para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.
48-vjeçari R. N. kishte punësuar në subjektin e tij një 22-vjeçar nga Tirana, i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Crypto” u zbulua se klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.
Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.
Vijon puna për kapjen e shtetasit kosovar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al