Brezi i ri tenton të rebelohet dhe në rebelim e sipër ka probleme të theksuara me fjalorin, edukatën dhe vlerat që përcjell. Në shoqëritë e tyre është meritë të jesh i pakulturuar dhe të flasësh me një fjalor rruge pasi quhesh si modern dhe i kohës.
Shpesh herë ngatërrohet moderniteti me shthurjen.
Prindërit nuk e konstatojnë këtë gjë sepse adoleshentët nuk shfaqin këtë fjalor përpara tyre, ose e konstatojnë dhe fajin ia hedhin moshës.
Sapo dalin në ambientin shoqëror ata shpërthejnë në vulgaritet. Në foton më sipër kemi një bisedë në facebook mes dy vajzave adoleshente dhe konstatojmë se, si kemi shumë punë për të bërë me këtë brez.
Vajzat i drejtohen njëra tjetrës me fjalët “k*rvë” dhe të tjera që pasojnë.
Epo dikush duhet t’i njoftojë ato se të përmendësh fjalë banale sidomos në sytë e publikut (si facebook për shembull) nuk është ndonjë meritë, përkundrazi, je shumë për të ardhur keq./JOQ/