Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin e Petrelës në Tiranë.
Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, ai është tërhequr nga një kafshë. Ndërkohë, ende mbetet mister dinamika e ngjarjes.
‘Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.’- njofton policia.