Tjetër aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit. Makina është përplasur me një person që po i jepte biçikletës dhe më pas me këmbësorë.
Nga aksidenti kemi dy të vdekur, fëmija 7 vjec dhe djali që ishte me bicikletë.
“Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore” informoi policia e Tiranës.