Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në garazhin e banesës.
Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.
“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia./Opinion.al