Tre automjete janë djegur në orët e vona të mesnatës në zonën e Liqenit të Thatë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Është përfshirë nga flakët njëri prej mjeteve në garazhin e një pallati në ndërtim dhe si pasojë janë djegur edhe dy automjete të tjera.
Automjetet ishin në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Njoftimi i plotë:
Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale./Opinion.al