Ka ndërruar jetë në spital disa orë pas gjetjes së trupit nga polumbarët një 35 vjecar, i cili ka rrëshqitur nga tarraca teksa ishte duke punuar dhe e mori rrjedha e lumit me vete.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Frutikulturë, Kamëz, ku shtetasi Nazmi Buçi, 35 vjeç, duke punuar në tarracën e shtëpisë së ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në Lumin e Tiranës.
Policia nisi kërkimet për gjetjen trupit të tij, dhe bashkë me ta u bashkuan edhe polumbarët e Reneas.
Pasi u gjet trupi i tij u dërgua në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.