Policia e Tiranës ka raportuar deri më tani duke fotografuar votën. Rasti më i fundit është në shkollën Kuhstrimi i Lirisë. Policia thotë se është arrestuar një grua 50 vjeçe, Farbardha M. banuese në Tiranë. Ajo është konstatur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.
Më herët u arrestua Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstaur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.