Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga përfunduan 6 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe 50 leje drejtimi u pezulluan.
“18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 32 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 59 drejtues mjetesh u dërguan në OASh.17 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
U këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.” citohet në njoftimin e policisë.