Një 63-vjeçar tentoi të vetëdigjet me benzinë në afërsi të Farkës dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas policisë, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al