Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kuadër të një operacioni policor për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Efektivët e policisë bazuar në inteligjencën informative se një shtetas qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Nika, 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Në rrugën “5 Maji”, 40-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.
Por, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga në kushtet e flagrancës Nikën.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shangur përgjegjësinë ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.