Një shtetas gjerman është arrestuar këtë të shtunë nga efektivët e Komisariatit nr. 2 në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.
Në komisariat, 22-vjeçarja është paraqitur për të kryer denoncim dhe sipas saj, gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.
Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç, 28 vjeç, u arrestua nga policia e Tiranës.