Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana Theatre Review – Familja Tot

2016/11/04 at 3:06 PM
në -Kulturë, Komente, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tirana Theatre Review – Familja Tot

Nga Albatros Rexhaj- 


Shënim për shfaqjen “Familja Tot”, shkruar nga autori hungarez Örkény István, në regji të Andia Xhungës, shfaqur në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, dhe me trupën e aktorëve: Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndriçim Xhepa, Indrit Cobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe dhe Xhevahir Zeneli.

 

Në kohën e pranisë së përhershme të individit në botën virtuale, varësisë nga informacioni elektronik dhe formave të pafundme të argëtimit që sot gllabërojnë kohën tonë të lirë, përkundër arkaizmit të vet, teatri megjithatë gëzon fuqinë që të konkurrojë denjësisht për të fituar vëmendjen e publikut. Këtë gjë e mendoja duke ndjekur nga afër shfaqjen “Familja Tot” dhe nga afër ndjeja interesimin e publikut që kishte mbushur sallën deri në karrigen e fundit.

Përgjithësisht ekziston bindja se teatri arrin të tërheqë vëmendje vetëm me shfaqje komedi, por “Familja Tot”, edhe pse ka mjaft humor, nuk është një komedi, përkundrazi është një rrëfim shumë i hidhët dhe që vende-vende të ngacmon nervat me brutalitetin psikologjik të disa situatave. Pos kësaj, si shtjellim skenik, është paksa e stërzgjatur (mbi dy orë) dhe tani që salla e teatrit është pakëz e ftohtë kjo mund edhe të jetë problematike. Por atëherë pse “Familja Tot” arriti që të mbushë sallën në çdo shfaqje?

Për mua, “Familja Tot” është tregues se publiku në Tiranë ka (ri)evoluar në kultivimin e shijes së vet. Nga ngarendja për të ndjekur shfaqje që ofrojnë argëtim të pastër ka filluar të ndjejë afinitet për shfaqje që, pos argëtimit, ofrojnë edhe atë që mund të cilësohet si “përvojë e gjallë” skenike. Pavarësisht shtjellimit absurd të ngjarjeve, publiku e ndjen se ajo që po ndodh në skenë, në një mënyrë të çuditshme, është një tip metafore e gjallë për forcat dhe skemat që kontrollojnë jetën tonë. Në një interpretim të ngushtë, të shtyrë nga interesa personale, dikush mund ta intepretojë si një tip revolte politike, por publiku nuk ka më ndjesi për ngjyrim politik të çdo gjëje, prandaj kam përshtypjen se e kupton drejt dimensionin e revoltës artistike si një dimension krejtësisht social, që na prek të gjithëve, pavarësisht (jo)preferencave politike që mund të kemi.

Familja_Toth (3)

Te “Familja Tot”, fillimisht në versionin si novelë dhe më pas edhe në versionin si shfaqje, shkrimtari hungarez Örkény István përdor elemente si fshehja e së vërtetës, manipulimi me dhimbjen e tjetrit, shfrytëzimi i shpresës së të pafuqishmit, pasi që ky i fundit është i gatshëm të bëjë gjithçka thjesht duke u mbajtur pas një fije të hollë të besimit të verbër. Padyshim që të gjitha këto detaje – tipike për zhanrin e letërsisë dhe teatrit të absurdit ꟷ shtjellohen në kontekstin se pavarësisht përkushtimit, personazhet janë të pafuqishëm për të ndryshuar ndonjë gjë thelbësore – Örkény István i ka përdorur si metaforë për absurdin e të jetuarit nën diktaturën komuniste që i ishte imponuar Hungarisë pas luftës së dytë botërore. Për më tepër, si një hebre hungarez, Örkény István qëllimshëm ngjarjen e vendos gjatë luftës së dytë botërore, kur Hungaria ishte në anën e Gjermanisë naziste, për të dhënë mesazhin indirekt se nuk ka ndonjë dallim thelbësor mes doktrinës nazifashiste dhe asaj komuniste. Po i njëjti mesazh vlen edhe për raportin mes komunizmit dhe një demokracie që ekziston veç në letër dhe pikërisht ky detaj shfaqjen “Familja Tot” e bën aktuale edhe për realitetin tonë shqiptar, të mbushur plot me individë të pafuqishëm që në jetët e tyre nuk kanë asgjë të qëndrueshme, pos shpresës.

Falë interpretimit të aktorëve, absurdi i të jetuarit – atëherë kur shpresa jonë kthehet në një instrument për të na kontrolluar dhe për të abuzuar me ne – kthehet në një përvojë skenike që synon të thyejë murin e katërt (barrierën dimensionale mes skenës dhe publikut). Të gjithë aktorët e roleve kryesore, pos Olta Dakut që sikur është pak më e përmbajtur (mbase edhe si rezultat i pranisë së saj të njëpasnjëshme në të tre shfaqjet e fundit të realizuara në skenën e Teatrit Kombëtar) ishin të përfshirë, pothuajse në një nivel personal, në botën e personazheve të tyre. Interpretimi i tyre më la përshtypjen e mishërimit të asaj që sipas regjisorit të njohur britanik Peter Brook bën diferencën mes një hapësirë boshe dhe skenës së teatrit. Në librin e tij “Hapësira e zbrazët” regjisori i njohur thotë se aktori duhet “të sjellë në jetë një gjendje të pavetëdijshme, por të cilën ai e zotëron tërësisht”. Në një mënyrë, si publik, nga aktorët e mirë nuk presim vetëm një trup dhe një fytyrë që distilon emocione të njohura apo të panjohura për ne, por presim mishërimin e një personi që përmban diçka të njëkohshme, të botës së personazhit por edhe të botës sonë.

Me fjalë të tjera, për aq sa duam që aktorët të jenë klasikë apo futuristë (varësisht nga konteksti i veprës së shkruar) duam që ata të jenë edhe bashkëkohorë me ne, në shprehjen e atyre emocioneve që janë aktuale për ne sot. Interpretimi i trupës së aktorëve te “Familja Tot” krijon një ndjesi urie te publiku që vazhdimisht dëshiron të dijë më tepër për atë që fshihet pas “misterit”, drejt të cilit sa na afrojnë aq edhe na largojnë personazhet. Kjo ndjesi urie te publiku është tregues i zotërimit të plotë që aktorët e kësaj shfaqjeje kanë mbi të pavetëdijshmen në skenë.

Jo pa qëllim e vendosa theksin te interpretimi dhe angazhimi i aktorëve, ngaqë konsideroj se arritja kryesore e Andia Xhungës, si regjisore e kësaj shfaqjeje, është pikërisht mbledhja dhe puna e saj me këtë kast aktorësh. Përvoja skenike e aktorëve të kësaj shfaqjeje dhe pasqyrimi i kësaj përvoje gjatë shtjellimit të shfaqjes përbën motorin e shfaqjes, përbërësin kryesor që këtë shfaqje e bën të pëlqyer për publikun. Por, në të njëjtën kohë, pikërisht ky detaj pasqyron edhe një tip pafuqie të regjisores që të zotërojë aktorët e saj. Vende-vende qartazi krijohet përshtypja se janë vetë aktorët që marrin në dorë edhe përcaktimin e ritmit të shfaqjes. Një dorë më e theksuar nga ana e regjisores do të mund ta bënte shfaqjen më të përmbledhur dhe mbase edhe më të shkurtër. Shtjellimi dramaturgjik ka ofruar mundësi që skena të caktuara të shkurtohen dhe rrjedhimisht shfaqja të ishte më kompakte.

Mungesa e përvojës në të bërit regji nuk e amniston Andian, sepse ndërkaq shfaqja e saj është prezantuar në skenën e Teatrit Kombëtar, arenën kryesore të jetës teatrore në Shqipëri, dhe rrjedhimisht pritshmëritë artistike ndaj saj janë po të njëjtit standard si me të gjithë regjisorët e tjerë. Gjithsesi, dhe kjo duhet thënë qartë, pos elementit të gjatësisë kohore të shfaqjes, publiku nuk i vë re elementet e lartpërmendura, të cilat mund të jenë veçse subjekt trajtimi në ndonjë tryezë apo diskutim mes profesionistësh.
Në fund të këtij shënimi duhet ta theksoj se, duke marrë parasysh se “Familja Tot” është projekt i pavarur i Andias (dhe jo pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit Kombëtar), konsideroj se kjo shfaqje përbën një element të fuqishëm mbi të cilin Andia mund të ndërtojë përvojën e saj të ardhshme si regjisore e suksesshme. Ndërkaq, në vlerësimin tim, shembulli i mirë i shfaqjes “Familja Tot” duhet të shërbejë si shtytje që Teatri Kombëtar të vazhdojë të hapë dyert ndaj regjisorëve të rinj.

*Autori është shkrimtar dhe dramaturg

Familja_Toth (2)



Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Foto nga prapaskena e ndeshjes/ Tifozi i Partizanit në shoqërinë e dy “ulkonjave” korçare

Partizani-Skenderbeu/ Ja ku gaboi policia në ndërhyrjen ndaj tifozëve

Fotolajm/ Banorët e Kutes në Mallakastër bllokojnë rrugën, protestojnë kundër HEC-it në Vjosë

Fotolajm/ Banorët e Kutes në Mallakastër bllokojnë rrugën, protestojnë kundër HEC-it në Vjosë

Cikalleshi: “Do të vijë edhe momenti im”

Cikalleshi: “Do të vijë edhe momenti im”
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com