Ditët e festave janë më të ngarkuarat përsa i përket trafikut në qytet, kjo edhe për shkak të lëvizjes më të shumtë të mjeteve. Edhe pse ka një shtim të numrit të efektivëve të Policisë së Shtetit në rrugë, në kuadër të masave që Ministria e Brendshme ka marrë për festat, një video e cila qarkullon në orët e fundit, e cila është xhiruar në një nga kryqëzimet pranë Tiranës, i cili vuan trafikun e rënduar, tregon se si efektivi i policisë rrugore i cili është vetëm pak metra larg kryqëzimi, as që shqetësohet për vargun e gjatë të makinave dhe borive që kanë mbetur në trafik.