Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

2025/05/17 at 8:24 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike që është zhvilluar në Shqipëri, Komunitetin Politik Europian.


Reporterë dhe operatorë nga 47 vende të Europës raportuan në kohë reale zhvillimet e samitit, secili me fokus në temat që prekin vendet nga vinin. Disa prej tyre ndanë me Klan News përvojën e raportimit nga Shqipëria.

“Unë ndodhem këtu në Tiranë si korrespondente e Radio France Internationale (RFI), për të ndjekur nga afër lëvizjet e Presidentit francez Emmanuel Macron, por gjithashtu për të monitoruar ecurinë e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, për të cilat në vendin tonë ka një interes të veçantë”, shprehet Raphawl Delvolvé, Radio France Internationale.

Nga Turqia, interesimi ishte i përqendruar te qëndrimet e liderëve evropianë ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin në Gaza dhe përpjekjet për paqe.

“Këtu po mblidhen drejtuesit më të rëndësishëm të Evropës, ndërkohë që ne po ndjekim me vëmendje të gjitha zhvillimet. Situata në Gaza mbetet dramatike dhe po kërkohet një rrugëdalje që të çojë drejt një procesi paqeje. Një tjetër çështje shumë e rëndësishme për ne është marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila ka qenë gjithmonë e veçantë dhe strategjike”, tha Kadija Omary, nga TRT Arabia

Ndërsa gazetarët spanjollë fokusin kryesor e kishin te siguria, një çështje që mbetet prioritare për vendin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse Tirana i priti me reshje shiu, për shumë prej tyre kjo ishte një përvojë e veçantë.

“Kjo është përvoja ime e parë në Tiranë. Për të qenë i sinqertë, jam i befasuar. Kryeqyteti i Shqipërisë është shumë i bukur. Njerëzit janë tepër miqësorë dhe bashkëpunues.”

“Ishte një përvojë vërtetë mbresëlënëse në aspektin profesional. Së pari, vetë vendet që morën pjesë dhe vendi ku u zhvillua, ishin vërtet të jashtëzakonshëm, të denjë për një ngjarje të këtij niveli.”

“Është një përvojë shumë e mirë të jesh këtu, në këtë shesh plot histori, për të mësuar më shumë rreth politikës dhe historisë së Shqipërisë. Mendoj se është një mënyrë shumë e mirë për të njohur më nga afër kolegët tanë të ardhshëm në Bashkimin Europian.”

Organizimi i këtij samiti në Tiranë, jo vetëm e shndërroi qytetin në zemrën e politikës evropiane, por edhe në një hapësirë bashkëbisedimi për mediat ndërkombëtare, që duket se nuk do të jetë thjeshtë një pikë ndalimi në axhendën e tyre.

Klan News



Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

6 Nëntor, 2025 4:30 pm
Greqia në krizë për furnizim me ujë
Te Fundit

Greqia në krizë për furnizim me ujë

6 Nëntor, 2025 3:50 pm
Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
Te Fundit

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

6 Nëntor, 2025 3:28 pm
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit
Rajoni

Kosovë, dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

6 Nëntor, 2025 2:27 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ
Politikë

Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ

6 Nëntor, 2025 12:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
















TE FUNDIT

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh

Ish-mbreti i Spanjës rrëfen se si vrau vëllain e tij pas 70 vitesh
6 Nëntor, 2025

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka rrëfyer për herë të parë se si vrau vëllain e tij më të vogël pothuajse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com