Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook e quajti Tiranën si “kryeqytetin e vetëvrasjeve në Europë”, pasi, sipas tij, në 48 orët e fundit janë regjistruar 7 vetëvrasje.
“Tirana, kryeqyteti i vetëvrasjeve në Europë. Kryeqytet i dëshpërimit, zhgënjimit, mjerimit. Shtatë vetëvrasje në 48 orët e fundit në Shqipëri nga të cilat 5 në Tiranë. Varje në litar, mbytje në Liqenin Artificial, hedhje nga katet e larta të ndërtesave janë mënyrat e zgjedhura nga këta qytetarë për t’i dhënë fund jetës së tyre, midis tyre edhe 22 dhe 28-vjeçar të dëshpëruar, të zhgënjyer në ekstrem”,-shkruan Berisha.
“Duke shprehur ngushellimet më të ndjera familjeve të këtyre viktimave të pafajshme, dënoj me forcën më të madhe mugesën e ndjeshmërisë së autoriteteve ndaj problematikave të thella që i shtyjnë ata t’i japin fund jetës së tyre”, shton kreu i PD-së në postimin e tij.