Pasi i ka thënë jo Partizanit për të luajtur në “Selman Stërmasi”, ajo është detyruar të emigrojë në një stadium tjetër pasi edhe ajo vetë nuk mund të luajë në fushën e vet.
Ishte projektuar që ndeshja të zhvillohej ditën e hënë në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, por ka ardhur përgjigja negative e drejtuesve të këtij stadiumi, sepse fusha do të shkatërrohej po të luheshin dy ndeshje rrjesht, pasi të dielënv do të luhet supersfida Partizani-Skëndërbeu.
Kështu që Tirana ka mbetur pa stadium dhe po kërkon një stadium së ku do luajë ndeshjen kundër Vllaznisë, e cila cilësohët si “ Derbi i Shqipërisë”, ndërkohë që nga FSHF-ja iështë propozuar që të luhet në “Loni Papuçiu”, por ekipi bardheblu nuk ka vendosur se ku do të luajë.