Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TikToku – strategjia më e re e Lukashenkës për t’i afruar të rinjtë

2025/01/26 at 9:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti i Bjellorusisë: Një luftë e tretë botërore-nukleare po qëndron në horizont

“Çfarë problemi ka kjo lopë?” – presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, e pyet një zyrtar, i cili duket se është në siklet. “Mezi është gjallë”.


Kjo video, e cila është shpërndarë nga një llogari proqeveritare në Bjellorusi, e tregon Lukashenkën duke i kritikuar zyrtarët rajonalë për gjendjen e një ferme.

Si e tillë, ajo është shpërndarë mijëra herë në platformën me pronësi kineze, TikTok.

Videoja, e cila është njëkohësisht humoristike, por dhe shqetësuese, është familjare për këdo që është kritikuar ndonjëherë nga një shef.

E, pikërisht para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, forcat proqeveritare në Bjellorusi janë duke synuar që përmes TikTok-ut të arrijnë te të rinjtë. Kjo, marrë parasysh edhe protestat që janë bërë nga kjo gjeneratë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Atëkohë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, që u konsiderua si i manipuluar nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Autoritetet e sigurisë reaguan me forcë brutale, duke arrestuar 30 mijë njerëz, të cilët më pas raportuan për tortura e trajtim të keq derisa ishin në mbajtje.

Në Bjellorusinë e Lukashenkës, opozita politike shtypet, media është e kontrolluar nga shteti dhe qytetarët përballen me presione ekonomike dhe kufizime të lirisë personale në jetën e përditshme.

Presidenti aktual e ka pothuajse të sigurt rizgjedhjen për mandatin e tij të shtatë radhazi.

Platforma për t’u shfryrë
Pavarësisht kufizimeve, platforma TikTok është jashtëzakonisht e famshme në Bjellorusi.

Numri i përdoruesve është dyfishuar nga 3.08 milionë në vitin 2022 në 5.36 milionë në fillim të vitit 2024 – që është mbi gjysma e popullsisë prej 9.4 milionësh të vendit.

Platforma përdoret pothuajse për çdo gjë – që nga diskutimet për rritjen e çmimeve deri te cilësia e shërbimeve në institucione.

Natalya Pyatkevich, zëvendëskryetare e parë e administratës së Lukashenkës, e ka përshkruar TikTok-un si një “armë bërthamore”, që i mundëson regjimit të jetë në sinkron me ankesat e qytetarëve.

“Në 70-80 për qind të rasteve”, tha ajo duke folur për problemet që bjellorusët ndajnë në platformë, “këto situata mund të ishin parandaluar në fazat e hershme”.

TikTok-u filloi të përdorej edhe nga llogaritë pro Qeverisë në vitin 2023, ku një nga to me emrin First News arriti mbi 200 mijë ndjekës.

Në videot e shpërndara, Lukashenka shihet duke bërë vizita në vend dhe vihet në pah personaliteti gjoja se i thjeshtë i tij.

Një tjetër kanal, Lukashenko Top, me pothuajse 40.000 ndjekës, publikon klipe të fjalimeve dhe deklaratave më të fundit politike të presidentit.

Madje, edhe media shtetërore, e njohur për monotoninë e saj, ka filluar të publikojë lajme në përputhje me propagandën e Qeverisë.

Këto llogari nuk flasin për Perëndimin dhe as për opozitën bjelloruse, por “tregojnë se si duket Bjellorusia dhe i lavdërojnë autoritetet për të”, thotë studiuesja e propagandës, Irina Sidorskaya.

“Ne zgjedhim stabilitetin”
Sidorskaya thotë se fokusi i mesazheve të tyre mbështetet pikërisht në ato që i ka përdorur Lukashenka që nga marrja e pushtetit në vitin 1944: “Ne zgjedhim stabilitetin” dhe “Bjellorusia është shtëpia jonë”.

Por, pavarësisht përpjekjeve për ndikim, nuk është e qartë se sa bjellorusë i marrin këto informacione. Kjo, pasi sipas platformës analitike të TikTok-ut, exolyt, vetëm 40% e ndjekësve të First News janë bjellorusë, ndërkaq të tjerët janë nga Moldovia, Ukraina dhe Kazakistani.

“Numri i dyshimtë i ndjekësve nga vende të ndryshme mund të jetë tregues për blerjen e tyre”, thotë analisti i mediave, Mikhail Daroshevich.

Dhe, kjo s’është hera e parë që TikTok-u përdoret politikisht.
Në Rumani, para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2024, kjo platformë ka fshirë mbi 66 mijë llogari të rreme, 7 milionë pëlqime të rreme dhe 10 milionë ndjekës të rremë.

Këto llogari është thënë se kanë qenë në përputhje me interesat e kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili ka fituar rundin e parë.

Pas dyshimeve për ndërhyrjen ruse në Rumani, Komisioni Evropian ka hapur procedura formale kundër TikTok-ut për dështimin e tij “për të vlerësuar siç duhet dhe për t’i zbutur rreziqet sistematike për integritetin e zgjedhjeve”.

Por, duket se autoritetet bjelloruse janë të përgatitura për mbylljen e llogarive, sepse kanë hapur shumë klone të llogarive me emra të ndryshëm.

Sipas analistit të mediave, Daroshevich, kjo strategji ofron opsione rezervë, në rast të ndonjë ndërhyrjeje nga platforma.

Ndikim i kufizuar
Edhe pse numrat e tij po rriten, ekspertët pajtohen se strategjia e këtij regjimi në TikTok nuk është pa mangësi.

“Ata krijojnë përmbajtje të thjeshtë: Ne jemi për çdo të mirë dhe kundër çdo të keqeje. Ata janë ende në hapat e parë”, thotë Sidorskaya.

Dyshime për efektivitetin e kësaj strategjie ka edhe Pavlyuk Byoysky, analist në Media IQ – organizatë që monitoron mediat.

Sipas tij, regjimi bjellorus nuk i kupton specifikat e TikTok-ut, por as të rinisë. Ai thotë se shumë llogari nuk e kuptojnë se kur teprohet me politikë, sepse më shumë preferohet argëtimi dhe muzika.

Deri tash, zgjedhjet s’janë përmendur edhe aq, sipas analistit politik, Aleksandar Klaskovski, dhe kjo ka ndodhur për faktin se edhe propaganduesit e kuptojnë se “zgjedhjet janë një produkt”.

“Theksi është në faktin se konkurrentët e Lukashenkës janë të padukshëm… se ai është unik”, thotë Klaskovski.

“Theksi nuk është te [zgjedhjet]…por te personi, te pazëvendësueshmëria e tij”, shton ai.

Në një video proqeveritare, Lukashenka përmend zgjedhjet, por thotë se “nuk është e nevojshme përfshirja në to”.

Me vetëm rreth 500 shikime, videoja nuk ka tërhequr shumë vëmendje./rel



Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
La Turquie (1911) / “Tetë muaj ekzil në Mal të Zi” — Intervista me Hasan Prishtinën, udhëheqësin e kryengritësve shqiptarë

La Turquie (1911) / “Tetë muaj ekzil në Mal të Zi” — Intervista me Hasan Prishtinën, udhëheqësin e kryengritësve shqiptarë

Abuzimi me fondet e BE-së/GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn, ndryshon masa e sigurisë për Alfred Nikollin

Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri Beqaj letër publike: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni përplaset me motorin

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni përplaset me motorin
















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com