Rrjeti social Tik-Tok vijon të funksionojë në Shqipëri ndërsa procesi për mbylljen e plotë të tij ende nuk ka përfunduar. Aplikacioni Tik-Tok mbetet i hapur dhe funksional, por ndryshe ndodh në shfletuesit e celularit.
Përpjekjet për të hyrë në platformë përmes faqes ëeb rezultojnë të pasuksesshme, duke konfirmuar se bllokimi është zbatuar në këtë kanal.
I Kontaktuar nga Tv Klan, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaron se data 13 Mars nuk ishte afati përfundimtar për mbylljen e TikTok, por përfundimi i një faze të procesit, i cili është ende në vijim.
Lidhur me mundësinë e aksesimit të platformës përmes metodave që lejojnë përdoruesit të duken sikur ndodhet në një vend tjetër pa kufizime të TikTok, siç është përdorimi i VPN-vë, AKSK tha se po punohet për të adresuar këtë çështje.
Qeveria vendosi mbylljen e rrjetit social për një vit në vendin tonë, vendim ky i nxitur nga vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.