Një fotografi e tifozit të Kombëtares Shqiptare me lot në sy, pas ndeshjes me Francën, ka bërë jehonë të madhe në mediat botërore.
Dy golat që Shqipëria pësoi në fund të ndeshjes nga Franca, bënë që ky tifoz të mos i mbante dot lotët.
Pavarësisht humbjes nga Franca, ky tifoz edhe sonte në ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë do ta mbështesë nga stadiumi Shqipërinë, me shqiponjën e bukur që ka vizatur në fytyrën e tij.