Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tifozi që hyri në fushë në Xhenoa: Ja si e gjeta hotelin e Kombëtares

2016/06/03 at 12:30 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tifozi që hyri në fushë në Xhenoa: Ja si e gjeta hotelin e Kombëtares

Futja e tij në fushë gjatë miqësores Itali-Shqipëri, luajtur më 18 nëntor të vitit 2014 në stadiumin e Xhenovës, bëri një jehonë të madhe. Tashmë sa herë që luan Kombëtarja, është e vështirë që të mos dalë në skenë edhe emri i tij. Ultrasi nga Cërriku, Uliks Ademi, rikthehet në vëmendjen e publikut, pasi kuqezinjtë e Xhani De Biazit do të luajnë sot sërish në Itali, aty ku Uliksi u bë i njohur me atë pushtim paqësor të fushës.

Dje në Bergamo ultrasi vizitoi Kombëtaren, ndërsa premton se do të jetë përsëri pranë heronjve të tij, edhe pse është i dënuar. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Uliksi tregon ndjesitë e kësaj pragsfide dhe frikën e moslejimit në stadium.

Ne emigrantët këtu në Itali po e presim të gjithë me shumë entuziazëm. Sigurisht, jo për faktin se luan ndaj Ukrainës, por sepse mbeten edhe pak dita nga ëndrra e madhe e të gjithë shqiptarëve.

Çfarë bëtë kur mësuat se Kombëtarja do të vijë të luajë në Bergamo?

Pa dyshim që gjëja e parë që bëra, sigurova një biletë për në stadium. Kur hyra në fushë në Xhenova, nuk arrita të blija vetë biletë, por ma dhuruan. Tashmë shpresoj shumë që të lejohem brenda në stadium, pasi jam ende i dënuar me dy vjet dhe nuk e di a do më lejojnë të jem qetësisht që në fillim të ndeshjes në këtë ndeshje.

A keni shkuar për të pritur ekipin në aeroport?

Shkova menjëherë në aeroportin e Bergamos, së bashku me kushëririn tim, Taulant Bedhia. Gjatë gjithë rrugës mezi prisnim të takonim heronjtë tanë. Aty ishte e vështirë të takoje futbollistët apo të bëje foto, por mua s’mundën të më ndalnin. Fillimisht takova një gazetar të njohur sportiv italian, të cilit i kërkova të bënim foto. Ai më pa disi çuditshëm, duke më thënë se isha fytyrë e njohur për të. Kur hoqa syzet, i thashë që jam tifozi që hyri në fushë ndaj Italisë. Fatmirësisht ky gazetar dinte hotelin ku do të akomodohej Kombëtarja. Iu luta të ma thoshte, por për momentin refuzoi se kishte dhe shumë tifozë të tjerë në aeroport. Më pas shkëmbyem numrat dhe më dërgoi adresën e hotelit.

Si reaguan lojtarët e Kombëtares kur ju panë në ambientet e hotelit?

Ata u befasuan të gjithë. Nuk e prisnin që mund t’i ndiqja nga pas deri në hotel. “Po edhe këtu na gjete, more Uliks!”, thanë fillimisht të habitur disa nga lojtarët që më njohën. Më pas situata kaloi me humor dhe sigurisht unë nuk reshta së takuari me radhë gjithë heronjtë e Kombëtares. Por, pa dyshim ndjesitë më të veçanta ishin fotot me patriotin tim cërrikas, Alban Hoxha, i cili është pa dyshim heroi i qytetit tonë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Francë. Kam pozuar më tej me shumë heronj si trajneri De Biazi, kapiteni Cana, Mavraj, Gashi, Berisha, Cikalleshi, por edhe Sadiku, i cili është një tjetër lojtar që ka dalë nga Cërriku.

Nëse nuk ju lejojnë të hyni me biletë në stadium, çfarë do të bëni?

Ah, jo, s’ka më plane B apo marrëzira. Kombëtarja jonë tashmë është pjekur si ekip dhe do të luajë në elitën e futbollit europian. Mendoj se edhe ne tifozëve na takon të sillemi me dinjitet duke respektuar çdo rregull të vendosur. Po s’më lejuan të hyj, jam i detyruar të shkoj në shtëpi, pasi s’dua t’i hap më telashe vetes.

Po në Francë do të shkoni?

Në Francë pa dyshim që do të jem. Madje kam prenotuar dhe biletën për ndeshjen ndaj tyre në stadiumin “Velodrom”. Shpresoj shumë që në këtë Europian djemtë tanë të bëjnë një paraqitje sa më pozitive. Është ëndërr e çdo shqiptari të shohë përfaqësuesen e tij, teksa luan në një Kampionat Europian. Qershori do të jetë një muaj historik për të gjithë ne, jam më se i sigurt se do të pushtojnë gjithë Francën. Personalisht, kam shumë besim se djemtë tanë do ta kalojnë edhe fazën e grupeve.

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Janë binjakë por skanë lindur në të njëjtin vit!

Ja shanset që keni për të lindur fëmijë binjakë

Zvicra i hedh benzinë zjarrit: Për Veselin ka gisht Cana

Zvicra i hedh benzinë zjarrit: Për Veselin ka gisht Cana

Si u përgjua Saimir Tahiri?

Si u përgjua Saimir Tahiri?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com