Ka qenë historike pjesëmarrja jonë në Kampionatin Evropian dhe sigurisht që një moment i tillë është përjetuar me një emocion të madh nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, krahine
Nga e gjithë bota janë bashkuar në Francë për të mbështetur Shqipërinë. I tillë është edhe Keni. Lumshi vogëlushi shqiptar, me kaçurrela që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave.
I veshur me kostumet tradicionale të Shqipërisë së Jugut vogëlushi i bukur shqiptar kishte vendosur dhe një palë mustaqe ku dukej i adhurueshëm dhe ”burrëror”, raporton express.
Por ai nuk ishte i vetëm, shoqërohej nga prindërit dhe vëllai i tij po aq i bukur dhe shumë i ngjashëm me të. Të dy këta ”burra” të vegjël i kanë dhuruar kombëtares fat dhe kanë zbukuruar shkallët e stadiumit të Lionit. Të vegjël në moshë por ata kanë treguar shumë nga kultura jonë.